Thursday, December 19, 2013

Shpend Ahmeti Nuk mund ta shes Audi Q7 te Isa Mustafes.

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do ta ketë vështirë ta realizojë premtimin e tij për shitjen e Audi Q7 që deri dy muaj më parë e shfrytëzonte kryetari në largim Isa Mustafa, transmeton KTV.

Për veturën, e cila po qëndron në garazhin e Komunës, qeverisja në largim e Isa Mustafës thotë se nuk vendos kryetari, por Kuvendi pasi që ajo është aset publik.
Për ta shitur atë, Ahmetit do t’i duhet përkrahja e shumicës.
Por, Shpend Ahmeti thotë se nuk ka arsye më të fortë se ajo që kryetarit nuk i duhet luksi. E, sido që të ndodhë, Audi Q7 që u ble në vlerë prej 70 mijë eurosh, sipas njohësve të tregut të automjeteve, ajo veturë tani e përdorur, mund të shitet nga 25 mijë deri në 30 mijë euro.
Ndryshe, Vlora Dumoshi, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, në një postim në rrjetin Facebook ka shkruar: “Audi Q7, i kryetarit të Komunës së Prishtinës, gjendet në garazhin e Komunës, aty ku janë edhe makinat e tjera, pronë e kësaj komune. Ajo është në përdorim të kryetarit Mustafa. Audi Q7 është blerë para tre vjetësh, me tender publik, në vlerë prej rreth 65 mijë eurove.
Është makinë e thjeshtë dhe nuk ka asnjë pajisje specifike. Kanë qenë të pavërteta pohimet se është makinë e blinduar, sepse Komuna nuk ka asnjë makinë të blinduar.



No comments:

Post a Comment